Na ndiq:

Na Kontaktoni

    Keni nevojë për ndihmë?

    Ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni. Ne do të ju pergjigjemi Menjëher.

    dion-al@outlook.com

    Download

    Company White Paper
    1.30 MB

    Company Media Kit
    1.22 MB

    NDËRTIME CIVILE, REZIDENCIALE & RIKONSTRUKSIONE

    Shoqëria “DION-AL” sh.p.k është liçensuar nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise. Kjo kompani me një synim dhe mesazh të qartë për të përmbushur kërkesat e tregut në fushën e ndërtimit, duke patur si bazë themeli “Cilësinë e ndërtimit” ka realizuar dhe vazhdon të realizojë një sërë projektesh në fushën e ndërtimit me institucione publike dhe private ku përfshihen kryesisht: ndërtime civile dhe industriale, ndërtim rrugesh, rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash civile e industriale, veshje fasada, ndërtimi i impianteve për prodhimin e energjise elektrike, ndërtimi ujësjellesave dhe impjanteve të ndryshme hidrike, punime germimi e punime te inxhinierise se mjedisit.

    Disponimi i makinerive dhe pajisjeve vitet e fundit ka bërë që kjo kompani të përmbushë cdo projekt në kohë rekord duke respektuar specifikimet e kërkuara në projekt.

    NDËRTIME CIVILE DHE INDUSTRIALE

    “Rikonstruksion në Spitalin Rajonal Lezhë dhe shtesë për Maternitetin Lezhë, faza e parë ndërtimi i maternitetit të ri”

    Në Spitalin Rajonal Lezhë është realizuar rikonstruksion i godinës ekzistuese si dhe shtesë godine për Maternitetin e Lezhes. Godina e re e ndërtuar me funksion Maternitet, është një objekt 4-katësh mbi tokë dhe 1 kat nëntokë me sipërfaqe rreth 3023.29 m2 i cili do të shfrytëzohet me ambjente shërbimi për katet mbi tokë dhe ambjente teknike në katin nëntokë ku janë respektuar parametrat bashkëkohorë brenda korpusit spitalor. Punimet janë realizuar sipas kushteve teknike të zbatimit dhe standarteve europiane.

    “Kompleks rezidencial Vilash në Liqenin e Farkës”

    Buzë liqenit të Farkës në vitin 2015, janë ndërtuar 8-vila përkatësisht 2 kate + katin nëntokë (bodrum). Ambjentet janë të organizuara sipas kushteve bashkëkohore me dhoma ndenje + kuzhinë, dhoma gjumi, banjo dhe verande. Punimet janë realizuar sipas kushteve teknike te zbatimit dhe standarteve europiane.

    “Rritja e kapaciteteve te Burgut 313”

    Në ambjentet e Burgut 313 është realizuar ndërtimi i një godine të re paraburgimi, ndërtim i ambjenteve të një kuzhine, rikonstruksion i Burgut 313 si dhe punime sistemimi të jashtëm (punime në rrugë, në KUZ si dhe punime ujësjellsi etj).

    RIKONSTRUKSION DHE MIRËMBAJTJE GODINASH CIVILE E INDUSTRIALE

    “Rikonstruksion i godinës së Pediatrisë për Spitalin Rajonal Durrës”

    Në godinën e pediatrisë së Spitalit Rajonal Durrës është realizuar rikonstruksion i godinës ekzistuese 3 kate mbi toke dhe 1 kat gjysem ne dhe (bodrum), ndërtim shtese kati si dhe sistemim i jashtëm i territorit të kësaj godine. Punimet janë realizuar me materiale cilësore për arsye të rëndësisë së objektit dhe sipas kushteve teknike te zbatimit e standarteve europiane.

    “Rindërtimi i objektit shkolla 9-vjeçare ``Shaqe Mazreku`` dhe rindërtimi i objektit shkolla 9-vjeçare dhe kopsht `` Vëllezrit Haradinaj``, Durrës”

    Në rindërtimin e objektit shkolla 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” dhe rindërtimi i objektit shkolla 9-vjeçare dhe kopsht ” Vëllezrit Haradinaj”, Durrës përfshihen punime ndërtimi, punime elektrike, mekanike dhe hidrosanitare. Punimet janë realizuar me materiale cilësore për arsye të rëndësisë së objektit dhe sipas kushteve teknike te zbatimit e standarteve europiane.

    “Rikonstruksion i godinave të konvikteve të studenteve në qytetet Shkodër(godina nr.2), Vlorë (konvikti i vajzave), Korçë( godina nr.1)”

    Në godinat e konvikteve të studenteve në qytetet Shkodër (godina nr.2), Vlorë (konvikti i vajzave), Korçë( godina nr.1), është realizuar rikonstruksion i këtyre godinave ku përfshin punime ndërtimore, punime elektrike, hidrosanitare dhe sistemimit të jashtëm. Të gjitha punimet janë realizuar sipas kushteve teknike te zbatimit e standarteve europiane.

    “Rikonstruksioni i Zyrave dhe Magazinave e Drejtorise Rajonale, Tirane OSHEE sh.a dhe Rikonstruksion ndertimor i Dispencerise, Zyres se Projekteve dhe Escada prane Drejtorise Rajonale Tirane/ OSHEE sh.a”

    Në ambjentet e OSHEE sh.a është realizuar rikonstruksion i ambjenteve te zyrave te Drejtorise Rajonale Tirane, të godinës 3 kat të administratës dhe magazinës.

    “Rikostruksion i ish-godinës së Rektoratit+rehabilitimi i lulishtes rreth e rrotull”

    Në Universitetin Bujqësor të Tiranës është realizuar rikonstruksion i ish-godinës së Rektoratit duke ndërhyrë në punime ndërtimi përkatësisht punime gërmim dhe prishje, punime murature, punime betoni, punime shtresa dhe hidroizolimi, punime suvatimi dhe veshje, punime bojatisje si dhe punime dyer-dritare.

    “Porta hyrëse dhe rrethimi i kampusit universitar i UBT”

    Në Universitetin Bujqësor të Tiranës është realizuar porta hyrëse dhe rrethimi me mur betoni i kampusit të Universitetit në hyrjen kryesore dhe dytësore.

    “Rikonstruksion tarace, riparim fasade, lyerje, pastrim. disifektim i brendshem dhe i jashtem i godines së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”

    Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është realizuar rikonstruksion i godinës ku përfshihen punime në tarracë, si punime hidroizolim dhe vendosje kaseta shkarkimi dhe ulluqe.

    “Rikonstruksion i plotë i vilës nr.88”

    Në vilën nr.88, të Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik është realizuar rikonstruksion i plotë godinës ku janë realizuar punime murature, punime betoni dhe b/a, punime hekuri, punime hidroizolimi e çatie, si dhe punime rifiniture të ndryshme. Përveç këtyre punimeve janë realizuar edhe punime sistemimi dhe gjelbërimi të territorit të kësaj godine.

    “Rehabilitimi i Gurores Nr.1, Nr.2 PK Dajt”

    Rehabilitimi i Gurores Nr.1 PK Dajt është realizuar në punime sistemi të territorit të gurores ku përfshihen punime prishje, gërmimi, e mbushje, punime gjelberimi si dhe ndërtim muri e rrethim me rrjete gaboni të zinguar.

    “Hidroizolimi i tarracës së Pallatit të Kongreseve”

    Në tarracën e Pallatit të Kongreseve janë realizuar punime hidroizolimi ku fillimisht është bërë pastrimi dhe prerja e pjeseve te demtuara te materialit hidroizolues ekzistues dhe më pas F.V. Shtrese avullizoluese, Gjeotekstil me gramature, F.V. Shtrese hidroizoluese PVC si dhe F.V. “lama” PVC per fiksimin e shtreses se hidroizolimit te ulluku horizontal.

    “Hidroizolim i tarraces se viles nr.1 Vlore”

    Në vilen nr.1 në Vlore janë realizuar punime hidroizolimi ku fillimisht është bërë pastrimi dhe më pas F.V. Shtrese penobetoni, Gjeotekstil me gramature F.V. Shtrese hidroizoluese PVC si dhe shtrese me pllaka gres porcelanato.

    “Rikonstruksion i ngrohjes së Pallatit të Kulturës A.Moisiu”

    Në godinën e Pallatit të Kulturës A.Moisiu është realizuar instalimi i impjantit të ajrit të kondicionuar, ku përfshihen tubacione uji dhe ajri, punime prishje dhe ndërtimore si dhe pajisjet.

    “Rikonstruksion i kabinës elektrike 6 Kw dhe 20 Kw”

    Në ambjentet e Kabinës Elektrike tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë është realizuar rikonstruksion dhe rimodelim i planit të vendosjes së Transformatorëve, çelave dhe paneleve brenda saj.

    “Loti 5: Rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), ne rruget Deshmoreve - Shetitores Taulantia- Bulevardit Dyrrah- Epidamn”

    Pallatet qe janë realizuar punimet ndodhen në rruget Deshmoreve – Shetitores Taulantia- Bulevardit Dyrrah- Epidamn. Në këto objekte është bërë i mundur riparimi i muraturës, suvatimi i mureve të jashtëm dhe të brendshëm, riparim i plasaritjeve të suvasë, punime shtresash betoni, pllaka qeramike dhe bazamakë shkallë mermeri si dhe lyerje e ambjenteve me bojë plastike.Punime në fasadat e dëmtuara janë realizuar me veshje me polisterol, suvatim me grafiato dhe lyerje me boje.

    “Riparimi/Përforcim i shkollës 9-vjeçare ``Demokracia`` Mamurras, Bashkia Kurbin, Shqipëri”

    Në shkollën “Demokracia” në Mamurras janë kryer ndërhryje prishje, përforcim i mureve ekzistues me shtresë beton +zgarë çeliku, si dhe hapje e mbyllje të mureve mbajtës ekzistues.

    “Ndertim vendepozitimi per mbetjet urbane Bushat (vazhdimi I fazes II)”

    Në këtë fazë punimet e realizuara në Landfillin e Bushat janë përkatësisht ndërtimi i oxhakeve të biogazit: ku përfshihen F.V e tubacioneve e rakorderi PE d=200 mm, PN 10 ne presion për derfimin e biogazit në venddepozitim, F.V e rrjete gabioni për mbrojtjen e oxhakeve.