Na Kontaktoni
Keni nevojë për ndihmë?
Ju lutem mos nguroni të na kontaktoni. Ne do të ju pergjigjemi Menjëher.
dion-al@outlook.com
Download
Company White Paper
1.30 MB
Company Media Kit
1.22 MB
Shkolla Vellezerit Haradinaj
Shkolla 9-vjeçare “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull, Durrës, do të rihapë dyert për nxënësit me kushte optimale, pa dallim nga shkollat...
Read MoreShaqe Mazreku, shkolla e parë e rindërtuar pas tërmetit në Durrës!
Shkolla 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” ka rihapur dyert të premten për 720 nxënësit e saj. Pas 6-muaj punime intensive, me orar...
Read MoreSEKTORI I PASTRIMIT DHE GJELBËRIMIT
DION-AL SHPK është kompani me një eksperiencë disa vjecare në fushën e pastrimit, me një staf të kualifikuar e cila përshtatet lehtësisht me nevojat e klientit për një ambjent të pastër, qoftë biznes, institucion publik, ambjent i brendshëm apo i jashtëm. Shumë shpejt nga nevojat e tregut në zhvillim, mori hov dhe e shtriu aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë.
Kompania jonë është e pajisur me licencat si me poshtë të cilat ndihmojnë në realizimin profesional që ne ofrojmë:
- Shërbime ndërhyrëse higjeno-shëndetësore kodi II.8.B
- Shërbime ekspertize higjeno-shëndetësore II.8.A
- Veprimtaritë e ekspertizës lidhur me ndikimin në mjedis III.2.A (1+2)
- Grumbullim, transportim dhe depozitim i mbetjeve urbane III.2.B
Përvecse të jetë një biznes fitimprurës, misioni i DION-AL sh.p.k është të nxisë punësimin e grave në tregun e shërbimeve, duke u ofruar atyre një marrëdhënie punësimi formale, të rregullt dhe të siguruar.
Sektori i pastrimit është i ndarë në disa degë:
- Evadim mbetjesh urbane
- Pastrimi i ambjenteve të brendshme dhe të jashtme
- Shërbime DDD
- Mirëmbajtja e sipërfaqeve të gjelbërta
Kontratat për evadimin e mbetjeve urbane
Kontratat për pastrimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme dhe Shërbime DDD
Kontratat për mirëmbajtje të sipërfaqeve të gjelbërta
Disa nga kontratat më të rëndësishme të realizuara me sukses nga kompania jonë janë:
Kontratat për evadimin e mbetjeve urbane:
- Bashkia Tiranë – Pastrim i pjesës lindore (3) të Qytetit të Tiranës
- Njësia Administrative Kashar – Shërbimi i pastrimit dhe grumbullimit te mbeturinave në territorin e Njësisë Administrative Kashar
- Njësia Administrative Ndroq – Largimi i mbeturinave urbane të Komunës Ndroq
- Njesia Administrative Kashar Sherbimi i pastrimit publik (Zona Unaza e Re) ne Njesine Administrative Kashar
- Bashkia Libohovë – Shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbeturinave
Kontratat e lartpërmendura kanë të njëjtën natyrë e cila konsiston në largimin e mbetjeve urbane nga zonat e banuara të cilat janë të grumbulluara në kontenierë të vendosur në zonat e caktuara nga Autoritetet Kontraktuese. Në kontrata të kësaj natyre ne kemi angazhuar një staf të trajnuar dhe mirëinformuar për rreziqet e vendit të punës. Një rol të rëndësishëm kanë edhe automjetet teknologjike të cilat realizojnë boshatisjen e kontenierëve sipas grafikut të realizimit të shërbimit të pastrimit. Shërbimi i pastrimit realizohet në dy forma, me krahë(punëtor të pajisur me fshesa) dhe me makineri fshesë.
Kontratat për pastrimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme dhe Shërbime DDD:
- Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes – Pastrimi i ambienteve të brendshme në KDS
- Qendra e Shërbimit Arsimor – “Blerje shërbim pastrimi ambjente zyra”
- Shkolla e Administratës Publike – “Shërbimin e pastrimit të ambjenteve të brëndshme dhe të jashtme të shkollës shqiptare të administratës publike për vitin 2018”
- Departamenti i Administratës Publike – “Shërbimin e pastrimit të ambjenteve të brëndshme dhe të jashtme të departamentit të administratës publike për vitin 2018
- Këshilli i Qarkut Tiranë – “Shërbimin e pastrimit të ambjenteve të brëndshme dhe të jashtme të godinës së Këshillit të Qarkut Tiranë”
- Albtelecom sh.a – “Kryerja e shërbimit të pastrimit në ambjentet e ALBTELECOM SH.A”
- One Telecommunications – Sherbimi i pastrimit per One Telecommunications
Kompania DION-AL shpk ka një eksperiencë shume vjecare në trajtimin e pastrimit për ambjentet e brëndshme dhe të jashtme sic shihet dhe nga kontratat të cilat janë realizuar me subjekte private dhe publike. Përkushtimi dhe serioziteti na kanë renditur në vëndet e para në tregun shqipëtar për ofrimin e këtij shërbimi. Për pastrim e fasadave janë përdorur produkte, materiale profesionale dhe paisje bashkekohore. Gjithmone përmendim që stafi është i trajnuar për pastrimet në lartesi, duke ndjekur të gjitha hapat për sigurinë e tyre. Ajo që e diferencon shoqërinë DION-AL shpk nga konkurrentët e saj është përdorimi I rpodukteve cilësore dhe punonjësve të kualifikuar. Një vend të rëndësishëm në hallkat e komapnisë tonë ka edhe dezinfektimi, deratizimi, dezinsektimi. Për të siguruar një mbrojtje maksimale, është e domosdoshme ndjekja e një programi të vazhdueshëm identifikimi, inspektimi i ambjentit të prekur, marrja e masave higjenike, monitorimi, kontrolli dhe mirëmbajtja e vazhdueshme, që bazohet në metoden e duhur për parandalimin, përcaktimin, vlerësimin, shpjegimin dhe dhënien e zgjidhjes përfundimtare të problemit.
Kontratat për mirëmbajtje të sipërfaqeve të gjelbërta:
- Avokati i Popullit – Mirëmbajtje e lulishtes së institucionit
- Drejtoria e Sherbimit Spitalor Mat – Sherbimi i pastrimit te jashtem dhe siperfaqeve te gjelberta
- Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza” – Sherbimi i pastrimit te jashtem dhe mirembajtjes se siperfaqeve te gjelberta.
- Bashkia Libohovë – Shërbim I mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta
- Prokuroria e Përgjithshme – Sistemim dhe gjelbërim në oborrin e Prokurorisë së Përgjithshme
- Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes – Mirëmbajtje, gjelbërim, pastrim I ambjenteve të jashtme në KDS
- Qëndra e Formimit Policor – Mirëmbajtje e lulishtes dhe shtim I ambjenteve të gjelbërta
- Autoriteti Portual Durrës – Gjelbërim I ambjenteve te APD
- TEGA shpk – Sistemim, gjelbërim i ambientit pranë CITY PARK
Shoqëria DION-AL SHPK trajton me profesionalizëm parqet, lëndinat, gjelbërimet përgjatë rrugëve, pemët, gardhet e gjelbërta, sipërfaqe të gjelbërta përreth ndërtesave të banimit, si dhe zonat e gjelbërta me qëllime të veçanta brenda institucioneve publike, bizneseve dhe organizatave të tjera. Për realiyimin me sukses të cdo projekti angayhohet një staf I kualifikuar sic është Agronomi, Inxhinieri I Hortikulturës dhe spëcialistët e kopshtarisë dhe gjelbërimit.